Partia VMRO-DPMNE e Maqedonisë me një kumtesë të vetën sot ka mohuar pohimet e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq që institucionet maqedonase t’ia kenë dhënë pajtimin diplomatit serb, përfaqësuesit të BIA-s (shërbim sekret serb) Goran Zhivaleviq për hyrje në Kuvendin e Maqedonisë gjatë protestave dhe trazirave në prill në Shkup, transmeton FoNet duke u thirrur në burime mediale në Maqedoni.
"VMRO-DPMNE, marrë para sysh se tash është në opozitë, në kuadër të mundësive që ka, ka bërë verifikimet e veta dhe ka konfirmuar se as Ministria e Punëve të Jashtme, as Qeveria, as Parlamenti, as Ministria e Punëve të Brendshme ose agjencitë informative, nuk kanë marrë asnjë kërkesë dhe as që është dhënë pëlqimi për atë leje”, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVuçiq mbrëmë në intervistën për Radio Televizionin e Serbisë kishte thënë se Zhivaleviq lejen për hyrje në Kuvend e kishte marrë nga autoritet ekzekutive në Maqedoni.
Në kumtesën e vet VMRO-DPMNE thekson se e ka ftuar Qeverinë që të verifikojë se a ka qenë kështu dhe nëse po, atëherë ta publikojë dokumentin cili institucion ia ka lejuar atij këtë kërkesë.
Lidhur me skandalin diplomatik, VMRO-DPMNE ka shfaqur shpresën se Maqedonia e Serbia do t’i spastrojnë detajet e për këtë do ta do at njoftojnë opinionin.