Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Hoteli historik i Halepit ngjall nostalgjinë për Sirinë e humbur

Në ballkonin e hotelit Baron në Halep, e veja e pronarit, Roubina Tashjian, i ka klasifikuar fotografitë e vjetra të së shkuarës së saj më të lumtur në Sirinë më paqësore.

Themeluar nga një familje armene më 1911, Baron ka qenë epiqendër e aventurierëve, shkrimtarëve, mbretërve, aviatorëve, shefave beduinë dhe presidentëve, krejt derisa lufta e detyroi atë t’i mbyllë dyert rreth pesë vjet më parë, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tashjian e sheh Baronin si pjesë të një Sirie që e çmon diversitetin fetar dhe etnik, hapjen karshi botës së jashtme dhe kulturave, dhe që i çmon antikitetet e shumta të vendit.

“Siriani është përzierje e të gjitha grupeve etnike dhe kulturave... është një ibrik i madh me gjithçka në të të përzier. Por të gjithë e ziejmë të njëjtin kibbeh”, thotë ajo, duke iu referuar një gjelle tradicionale levandine.

Përpjekja për ringjalljen e atij vizioni për Sirinë në kohën e gërmadhave të luftës, që e rëndojnë edhe më shumë thyerjen e shoqërisë, do të kërkonte pajtim ndërmjet kundërshtarëve politikë, sekteve fetare dhe shtresave ekonomike... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.