Sa herë që izraelites Leah Aharoni i kujtohet se si e kishte humbur beben e saj, pesëdhjetë vjet më parë, menjëherë shpërthen në vaj.
“E pashë vetëm pak. Ishte e bukur dhe e bardhë si bora. I hapi sytë dhe më shikoi, sikur të donte të më thoshte: ‘Mos më lësho’”, tregon ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLeah kishte lindur dy binjake para kohe, në një spital afër shtëpisë së saj, në Kiryat Ekron, në Izraelin Qendror, por vogëlushet u ndanë prej nënës, për t’u dërguar diku tjetër, në mënyrë që t’iu sigurohej trajtim më i mirë mjekësor.
Asaj iu tha se vajzat do të dërgoheshin në një klinikë speciale në Tel-Aviv, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Por, kur bashkëshorti i Leas shkoi në atë klinikë, jo shumë kohë pas dërgimit të tyre, vetëm njëra prej binjakeve ishte aty. Tjetra, Hanna, kishte ndërruar jetë, i thanë mjekët.
Leah mbeti e shokuar që nuk e kishin lënë ta shihte trupin e pajetë apo varrin, por ajo dhe bashkëshorti i saj e pranuan pa mëdyshje këtë lajm trishtues.
Shumë vjet më vonë ajo nisi të kishte dilema, pasi që vajza që i kishte mbijetuar, Hagit, i mbushi 18 vjet dhe u thirr për ta kryer shërbimin ushtarak... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.