Liderja ekstremiste e partisë së djathtë, Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, mbrëmë tejkaloi pragun prej 289 vendesh të nevojshme për të hyrë në Asamblenë Kombëtare, kështu ajo hyri për herë të parë në parlament pas 5 vjet përpjekjesh.
Kjo fitore e saj, po konsiderohet të jetë goditje e madhe për partitë tjera, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLe Pen fitoi megjithatë dy zëvendës udhëheqësit e saj janë eliminuar.
Macron fitoi bindshëm këto zgjedhje parlamentare, megjithatë Le Pen ka thënë se “ai duhet ta dijë se idetë e tij nuk përputhen me të shumicës dhe se francezët nuk do ta mbështesin asnjë projekt të tij që e dobësojnë kombin tonë”.
Në anën tjetër me pothuajse të gjitha votat e numëruara, “La République en Marche” e Emmanuel Macron ka fituar më shumë se 300 vende prej 577 ulëseve në Asamblenë Kombëtare.
Udhëheqësja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen është deputete e Parlamentit Evropian që prej vitit 2004.