Larg prej vëmendjes së mediave kryesore, Gjermania dhe dy prej shteteve anëtare të BE-së, aleate të gjermanëve, Republika Çeke dhe Rumania, pa e bërë të madhe kanë ndërmarrë një hap radikal drejt asaj që mendohet si ushtri e BE-së, njëherësh duke iu bishtnuar politikave lëmsh që lidhen me të. Këto shtete njoftuan integrimin e forcave të tyre të armatosura, shkruan sot Koha Ditore .
Nuk është se krejt ushtria rumune do t’i bashkohet Bundeswehrit, e as forcat e armatosura çeke nuk do të bëhen nëndegë e ushtrisë së republikës gjermane. Por në muajt e ardhshëm, secili shtet do të integrojë nga një brigadë të sajën në kuadër të ushtrisë gjermane: Brigada e 81-të e mekanizuar e Rumanisë do të bashkohet me Bundeswehrin në kuadër të Divizionit të Forcave të Reagimit të Shpejtë, derisa Brigada e Katërt e Logjistikës e Çekisë, që kanë shërbyer në Afganistan dhe në Kosovë, që konsiderohen forca speciale të Ushtrisë çeke, do të bëhen pjesë e Divizionit të Dhjetë të Armatosur të Gjermanisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}