Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Për herë të parë pas dy vjetësh, Merkel takon Putinin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë Vladimir Putinin në Rusi për herë të parë që nga viti 2015.

Takimi në rezidencën verore të Putinit në Soçi vjen në një kohë marrëdhëniesh të përkeqësuara dypalëshe mbi luftën në Siri dhe aneksimin e Krimesë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata pritet të diskutojnë të dyja çështjet gjatë takimit të tyre por nuk priten përparime, shkruan kp.

Putin do të takohet të mërkurën me kreun turk Reccep Tayip Erdogan.

Lidhjet midis Rusisë dhe Gjermanisë janë përkeqësuar që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

Merkel dëshiron që Rusia t’i jap fund konfliktit në Ukrainë duke përdorur ndikimin e saj ndaj separatistëve pro-rusë dhe gjithashtu ka nevojë për bashkëpunimin e Moskës për të sjellë paqen në Siri, thotë korrespondenti i BBC në Berlin, Damien McGuiness.

Por presidenti Putin ka nevojë për mbështetjen e zonjës Merkel për të hequr sanksionet e BE-së, shton ai.

Putin është gjithashtu i etur për të dëgjuar mendimin e saj për Presidentin e SHBA, Donald Trump, me të cilin ajo u takua së fundmi.