Bashkimi Evropian i bëri sot thirrje Turqisë për të nisur një hetim transparent në lidhje me dyshimin për parregullsi që u konstatuan nga ana e vëzhguesve në referendumin kushtetues të së dielës.
“I bëjmë thirrje të gjitha palëve të dëshmojnë maturi dhe autoritetet të nisin një hetim transparent në lidhje me parregullsitë e dyshuara të konstatuara nga ana e vëzhguesve ndërkombëtarë”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, gjatë një konference shtypi në Bruksel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo