Çfarëdo reagimi nga Moska, do të zbulojë nëse Rusia ka qenë e përzier në sulmin kimik në Siri,hkruan gazeta britanike "Guardian”, transmeton Koha.net.
Në analizën për sulmin raketor në bazën e provincës Homs gazeta britanike merret me marrëdhëniet e SHBA-së me Rusinë pas sulmit që ka nxitur reagimet ë ndryshme. Tekstin po e botojmë në tërësi:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDonald Trump tregoi për çfarë është i gatshëm. Pentagoni në natën ndërmjet të enjtes e të premtes me raketa kryqësore konfirmoi reagimin e presidentit ndaj gazit nervor të cilin Assad e përdori kundër njerëzve të vet. I ashtuquajturi qëllim që të dënohet Assadi për shkak të përdorimit armës kimike si dhe të pengohet që të përsëritet po ai krim. Se çfarë do të ndodhë tutje, më shumë varet nga Assadi dhe aleatët e tij rusë .
Është pak e besueshme se Assadi do të rrezikojë përshkallëzimin e ndërhyrjes amerikane në Siri me sulm të ri kimik, porse mbetet mister s mbetet përse, fundja, është futur në këtë rrezik.
Është e mundur që lideri sirian thjesht e ka vlerësuar gabimisht Trumpin duk i besuar fjalës së tij se do ta kundërshtojë aksionin ushtarak amerikan pas sulmit me gazin sarin në vitin 2013 dhe kur paralajmëroi se fokusi i tij do të jetë në luftën kundër Shtetit islamik dhe xhihadistëve të tjerë.
Reagimi rus, nga ana tjetër, varet nëse Moska është pjesëmarrëse në përdorimin e armëve kimike. Pentagoni zyrtar ka deklaruar se ushtrua ruse ka qenë e pranishme në al-Sharjat prej, siç pohohet, të martën kanë fluturuar avionët e ngarkuar me bombat kimike.
Moska është dashur të jetë garantuese që Siria ta ketë hequr qafet arsenalin kimik pas vitit 2013, e megjithatë duket se sulmet e reja janë bërë para hundës së Rusisë. Me fjalë Rex Tillersonit, "ose Rusia është pjesëmarrëse ose Rusia ka qenë jokompetente".
Tillerson ndoshta do të dijë më shumë të martën tjetër në Moskë, në vizitën e parë qëkur është bërë sekretar amerikan i Shtetit. Ky takim duket se të jetë shumë më i tensionuara se sa që e pret Vladimir Putin – njeriun të cilin në vitin 2013 e kishte dekoruar me Urdhrin e Miqësisë kur ai ishte në krye të Exon moble.
Siç besojnë informatorët amerikanë, Putin ka përdorur “masa të ndryshme aktive” me të cilat kishte ndikuar në epilogun e rezultateve zgjedhore të SHBA-së në vitin 2016 në dobi të Trumpit . ky investim tani ka pasoja të paqëllimshme. Presidentin e ri penguan t’i lehtësojë sanksionet për Rusinë. Ai ka premtuar për armatim, bërthamor e konvencional, i cili për Putin do të ishte shumë i shtrenjtë për ta mbajtur hapin. E tani ka bërë edhe sulmin e drejtpërdrejtë kundër aleatit të gjë që e kishte evituar Obama.
Deri më tash Moska u mbërthye në mohim duke pohuar se vdekja masive ndodhi pasi që ushtria siriane me bomba standarde godit deponë e armëve kime të terroristëve. Ky version u mohua nga raporti i “Guardian” nga vendi i goditur, porse ky raport vështirë se do ta gjunjëzojë Kremlinin.
Pyetja kryesore nuk është a do të qëndrojë Moska, por a do të këndellet. Nëse Rusia është pjesëmarrëse me qëllim të demonstrimit të impotencës amerikane në Sirt, Putin ndoshta do ta shtojë rolin, e, nëse Assad e ka befasuar edhe atë, sigurisht që do ta detyrojë Damaskun për ta paguar ndihmën e pakësuar ruse.