Kompania e rilindur britanike TVR ka dalë në sipërfaqe me veturën e re sportive të quajtur “Griffith”.
Këtë emër për herë të parë kompania e kishte përdorur në vitin 1991, por modeli i rilindur është krejt ndryshe nga ai klasik. Prodhimi i këtij modeli pritet të fillojë vitin e ardhshëm dhe do të kushtojë 100 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“The Griffith” cilësohet si “veturë me muskuj” dhe ofron nivel të paparë deri më tani të “sofistikimit, komfortit dhe praktikës”.
Modeli për kah dizajni është i ngjashëm me madhësi të Aston Martin V8 Vantage, por është më kompakt se Porsche 911 dhe Jaguar F-type.
Motori i kësaj veture është 5.0-litra Cosworth V8, i cili mund të zhvillojë deri në 500 kuajfuqi. Shpejtësia maksimale është 300 kmh dhe shpejtësinë nga 0 në 100 kmh e arrin për katër sekonda. Fuqia te rrotat dërgohet përmes gjashtë shpejtësive manuale.
{gallery}