BMW është duke e testuar serinë e re të modelit X3, i cili pritet të jetë rival i Audi Q5.
BMW Austria sot ka publikuar disa fotografi që paraqisnin modelin e ri duke u testuar. BMW për vjet të tëra ishte duke punuar në këtë model dhe fotografitë tregojnë se X3 nuk do të ketë ndryshime në madhësi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke parë konkurrencën e Audi, Mercedesit dhe tani edhe Porsche, BMW është detyruar që të krijojë gjeneratën e tretë të X3, i cili do të dalë në shitje kah mesi i vitit të ardhshëm.
Edhe pse i kamufluar rëndë, SUV-i i ri pritet të jetë më i lehtë dhe më i mprehtë. Auto Express raporton se X3 do të ketë sistemin e ri të platformës që vetura të jetë më ekonomike. Kjo i ka shtuar hapësirë në kabinë dhe do të jetë 100 kilogramë më i lehtë sesa modelet e mëparshme, transmeton Koha.net.
BMX X3 pritet të ketë motorin 2.0-litra me katër cilindra që do të prodhojnë 249 kuajfuqi.
{gallery}