Prodhuesi korean ka prezantuar autobusin e ri me rrymë, i cili në rrugë do të dalë në vitin 2018.
Autobusi i ri elektrik Elec City është prezantuar në manifestimin Hyundai Truck & Bus Mega Fair në Korenë Jugore. Kjo është hera e dytë që kompania tenton të krijojë një autobus komercial, pasi prototipi i parë nga viti 2010 nuk mori dritën jeshile për prodhim serik, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoElec City përdor bateri me kapacitet 256 kWh, e cila sipas prodhuesit jugkorean siguron deri 290 km vozitje me një mbushje.