Zyrtarë të lartë të partive parlamentare politike janë mbledhur në një takim të paparalajmëruar.
Në këto momente, siç mëson Koha.net, takimi është duke u zhvilluar në një prej restoranteve në sheshin e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemë diskutimi, siç mëson Koha.net nga burime brenda takimit, do të jetë formati i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe kush do ta përfaqësojë ekipin dialogues, Presidenti apo Kryeministri.
Veç kësaj, në takim do të bisedohet edhe për çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, çështje që ka krijuar ndasi të mëdha mes pozitës dhe opozitës.
Në takim po marrin pjesë zyrtarë të lartë të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën.