Situata në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, ka qenë po ashtu temë e diskutimeve të ministrave të jashtëm të NATO-s, që është zhvilluar të premten në selinë e kësaj Aleance në Bruksel.
Në një takim që shërbeu edhe për të përgatitur samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Bruksel më 25 maj u fol më së shumti për “ndarjen më korrekte të barrës” mes aleatëve apo më saktësisht për insistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që aleatët nga Evropa të ndajnë më shumë nga buxheti i tyre për mbrojtje, ashtu siç ishin dakorduar në samitin e NATO-s në Wells në vitin 2014, por deri tash shumica janë ende larg zotimeve nga ai samit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke folur para gazetarëve, pas këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se në prag të samitit të muajit maj janë diskutuar një varg idesh për të rritur potencialin e NATO-s edhe në luftë kundër terrorizmit. “Ne, po ashtu, analizuam situatën në Ballkanin Perëndimor. U pajtuam se duhet ta mbajmë praninë tonë, fokusin tonë, dhe angazhimin tonë në rajon, i cili është kyç për sigurinë e Evropës” ka thënë Stoltemberg.