Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj nga Franca ku po vazhdon të mbahet si i arrestuar nga një fletarrest i Serbisë lëshuar përmes INTERPOL-it, ka porositur kuvendarët të rrëzojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
Ka thënë se atdheu është i shenjtë.
“Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë! Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament”, ka thënë Haradinaj, përcjell Koha.net. “Për ata, për të cilët Atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka perfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët”, ka shtuar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj bën thirrje të hiqen kufizimet në qarkullim: Duhet të mirëpresim bashkatdhetarët
-
Haradinaj, Thaçit: S’ka më budallenj
-
Haradinaj thërret Vetëvendosjen të votojë demarkacionin, mosvotimi çon në izolim
-
Haradinaj paralajmëron për të martën seancën për demarkacionin
-
Haradinaj: Do t’i kemi votat për demarkacionin, është çështje ditësh