Dy trupa tashmë janë gjetur në varrezat e qytetit në Prizren.
Trupat janë gjetur në pjesën e varrezave ortodokse në këtë qytet.
Lajmin për KTV-në e ka bërë të ditur kreu i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, i cili ka thënë se kanë qenë duke gërmuar në atë lokacion, pasi ka pasur dyshime për varrezë masive.
Gjetaj ka theksuar se aktualisht janë gjetur mbetjet mortore të dy trupave dhe se gërmimet do të vazhdojnë.
Dyshohet se mbetjet mortore janë të të vrarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren që mund t’i përkasin luftës së fundit
-
Dy persona gjenden pa shenja jete në rajonin e Prizrenit
-
Gjenden mbetje mortore që mund të jenë të një personi të zhdukur nga lufta
-
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
-
Gërmime më Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës