Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demarkacioni, temë e Kryesisë së Kuvendit të hënën

Shqyrtimi i Marrëveshjes së Demarkacionit Kosovë – Mal i Zi në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës do të bëhet një ditë para arritjes së kryeministrit malazias ne Kosovë, transmeton Koha.net.

Dushko Markoviq në Kosovë vjen më 6 shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën, më 5 shkurt, siç njoftohet nga Administrata e Kuvendit në orën 11:00 është caktuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit .

Në këtë mbledhje, në pikën e gjashtë të rendit të ditës është paraparë shqyrtim i Marrëveshjes së Demarkacionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi që në ftesën zyrtare për këtë mbledhje është emërtuar si “Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Kryesia, për përgatitje të seancës plenare të Kuvendit, ka paraparë për shqyrtim 17 pika të ndryshme si dhe shqyrtimi i dhjetë kërkesave e propozimeve.

{gallery}