Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një fjalim në akademinë përkujtimore në 19 vjetorin e masakrës së Reçakut.
Walker ka thënë se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët kosovarë, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoWalker, më tej i dhuroi një lule të cilën sot e mori si dhuratë në Reçak, nga një vajzë e vogël.
Ai ia ka dhuruar presidentit Thaçi me porosinë që ta mbajë në zyrë si kujtim për viktimat e Reçakut.
“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap presidentit, Hashim Thaçi”.
“Mbaje diku në një libër në zyrën tënde për t’i kujtuar viktimat e Reçakut dhe se çfarë nënkupton kjo masakër për shtetin”, është shprehur Walker.