Çifti Kastrati ngreh në Murin e Madh kinez flamurin e Kosovës

Çifti Kastrati ngreh në Murin e Madh kinez flamurin e Kosovës

19 mars 2017 22:59

Çifti kosovar Visar e Yllka Kastrati - që tashmë është bërë i njohur për ecjen e tyre nëpër vende të jashtëzakonshme të botës – kësaj radhe kanë shkelur në Murin e Madh kinez.

As kësaj here nuk kanë lënë pa marrë me vete flamurin e shtetit të Kosovës.

Çifti që jeton në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kësaj radhe kanë nisur një turne nëpër Azi, derisa fillimisht janë ndalur në Kinë.

Fotografitë e tyre shpërfaqin pamjen e mahnitshme të murit kinez dhe ambientin përreth.

Koha.net kishte raportuar më parë se çifti kishte shkelur në Polin e Veriut, ku po ashtu kishte ngritur flamurin shtetëror të Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme