Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Termocentralet dhe makinat, ndotësit më të mëdhenj të ajrit

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP), Naser Ramadani, foli për faktorët kryesor të ndotjes së ajrit në Kosovë, viruset dhe epidemitë e mundshme si pasojë e kësaj ndotje.

Ramadani fillimisht sqaroi se, ajri në Prishtinë dhe Kosovë nuk është në nivelin që duhet të jetë, për këtë IKSHP, sipas tij, ka marrë një sërë masash e rekomandimesh për reduktimin e ndotësve të ajrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Burimet e kontaminimit, ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë, sipas Rasmadanit i cili foli për televizionin publik, janë të shumëfishtë, nën një, termocentralet e KEK-ut, pastaj makinat e vjetra dhe nën tre janë djegiet e pakontrolluara për ngrohje, në shtëpitë private e kolektive.

Instituti kombëtar, sipas tij, ka bërë alarmin e parë në vitin 2009, sensibiliteti për ruajtjen pastërtisë së ajrit që duhet të bërë në vazhdimësi. IKSHP, sipas tij, në vazhdimësi ka dhënë rekomandimet për qytetarët si të ndikohet në ruajtjen e ajrit të pastër.

“Ne kemi rekomanduar vazhdimisht që të ndikohet faktorët e ndotjes së ajrit te ne të reduktohen. Filtrat në Kosova A dhe ndalimi i importimit të makinave të vjetra kanë ndikuar sadopak në reduktimin e ndotjes së ajrit, por nuk duhet të presim që përmirësimi i cilësisë së ajrit, të ndodhë për një kohë të shkurt”, thotë Ramadani.

Kontrollimi i makinave dhe rregullimi i komunikacionit në Prishtinë, sipas tij, mundë të ndikojnë në reduktimin e ndotjes së ajrit.

Si masa për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve nga ndotja e ajrit IKSHP, sipas tij, ka ndërmarr një sërë masash e një nga to është edhe vaksinimi i qytetarëve.