Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bardhyll Kollçaku, tha sot se Shqipëria do të angazhohet që të ndihmojë transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur, gjithnjë sipas ndryshimeve kushtetuese dhe në koordinim me partnerët ndërkombëtarë të të dyja vendeve.
Gjenerali shqiptar qëndroi sot në Ministrinë e FSK-së ku u takua me ministrin Rrustem Berisha dhe komandantin e FSK-së Rrahman Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ishte vizita e parë e Kollçakut jashtë vendit pas emërimit të tij si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Kollçaku është shprehur i ngazëllyer me ato që pa në FSK si dhe ka thënë se ndihet i privilegjuar që vizitën e parë si shef Shtabi po e bën në Kosovë.
Ndërkohë që tha se mbështetja për FSK-në do të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm ku sipas tij do të shikohet mundësia që të merr pjesë edhe në operacione të NATO-s.
“Jemi të vendosur ta mbështesim transformimin e FSK-së në forcë të armatosur brenda ndryshimeve kushtetuese në konsultim me partnerët. Jemi të vendosur që bashkëpunimin ta thellojmë në fushën e trajnimit por edhe të stërvitjeve, por pa e lënë pas dore edhe mundësinë që FSK të jetë pjesë e NATO-s për të siguruar sigurinë rajonale dhe më gjerë sepse niveli profesional dhe stërvitja e lejon një mundësi të tillë”, tha Kollçaku, raporton KP.
Ai nuk ka harruar që të shpreh falënderimet e tij për ndihmën që Qeveria e Kosovës ka dhënë për Shqipërinë duke dërguar pjesëtarë të FSK-së në Shqipëri për të ndihmuar popullatën me rastin e përmbytjeve.
“Falënderoj gjeneral Ramën dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën profesionale në rastin e emergjencave që kishim në Shqipëri me rastin e përmbytjeve. FSK e tregoi veten jo vetëm në reagimin e menjëhershëm por edhe në profesionalizmin e anëtarëve të saj dhe e kryer një kondicion të xhenierëve për urat e shkatërruara apo duke ndihmuar popullatën në zonat e afektuara e po ashtu me sasinë e urave që dhuroi për Forcat e Armatosura”, tha Kollçaku.
Për vizitën që ka bërë në Kosovë Kollçaku ka marr falënderime nga gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Ai me këtë rast tha se Kosova ka nevojë për eksperiencat e ushtrisë shqiptare.
“E falënderova shefin e shtabit të ushtrisë shqiptare për ndihmën që na e ka dhënë sidomos këtë vit që mund të them që FSK po e përmbyll këtë vit suksesshëm dhe pjesë e këtij suksesi është edhe Forcat e Armatosura. Por diskutuam edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen e këtyre forcave dhe absolutisht ne do ta kemi përkrahjen, kemi nevojë për eksperiencat e ushtrisë shqiptare sidomos në aspektin e integrimit evropian”, tha Rama.
Gjenerali shqiptar ka vizituar edhe Qendrën për Studime Universitare që është në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës.