Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, sot nënshkroi marrëveshjen për përkrahjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe punësimin e të rinjve të Kosovës me programin e Promovimit të Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) të financuar nga Ambasada e Zvicrës, në vlerë prej 7 milionë e 280 mijë franga. Në emër të PPSE-së, marrëveshjen e nënshkroi drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net .
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, drejtori i Zyrës zvicerane për bashkëpunim në Kosovë, Patrick Etienne, tha se punësimi i të rinjve është një sfidë për vendin dhe për zhvillimet e mëtejme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi shtoi se sot po nënshkruajmë marrëveshjen PPSE-së me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku promovohet sektori privat dhe punësimi, që është pjesë e përpjekjeve të saj nga ambasada e Zvicrës për të mbështetur sektorin privat, zhvillimin dhe punësimin në Kosovë, me fokus punësimin e të rinjve dhe të grave. “Ne jemi të fokusuar edhe për një fazë prej 7.28 milionë franga, ndërsa në përgjithësi janë investuar rreth 20 milionë për katër vjet në punësim dhe shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë me MTI-në”, u shpreh Etienne.
Ministri iHasani pasi shprehu falënderimin e tij ndaj qeverisë zvicerane, popullit zviceran që po e bën për Kosovën, në vlerë mbi 7 milionë franga zvicerane, shtoi se është faza e dytë e implementimit të këtij projekti pasi që ka pasur edhe fazë të parë. Ai tha se qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ku fokus të veçantë i jep punësimit të të rinjve dhe punësimit të gruas.