Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje asnjë fjalë zyrtarisht për përçarjet brenda saj

Gurë e shishe me ngjyrë të kuqe ishin hedhur në drejtim të objektit të Qeverisë, në marshin kur u shënua 1-vjetori i vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Por, siç nuk kishte ndodhur ndonjë herë, Lëvizja Vetëvendosje, ishte distancuar nga këto veprime, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Lëvizja Vetëvendosje distancohet nga ngjyra e hedhur drejt ndërtesës së Qeverisë. Këto veprime nuk kanë qenë pjesë e agjendës organizative dhe janë njëkohësisht të papranueshme”, thuhej në fund të komunikatës së dërguar më 5 nëntor.

Ky paragraf kishte nxitur reagime të disa prej aktivistëve të kësaj partie, që shfaqnin ndasitë brenda, për të cilat deputetja Aida Dërguti, i konfirmoi si një problem që ka më se një vit, me të cilin ballafaqohen.

E përderisa kanë heshtur në zyrën për media dhe nuk kanë dashur të flasin për zhvillimet brenda, edhe një mbledhje të Kryesisë të paraparë për këtë të shtunë, e kanë shtyrë.

Por, deputetë e zyrtarë të kësaj partie, kanë shkruar në facebook për situatën e krijuar.

Deputeti Xhelal Sveçla dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë, Boiken Abazi, pas letrës publike të Aida Dërgutit, kanë shkruar për shantazhin që, sipas tyre, është bërë për të parandaluar kandidimin e Albin Kurtit për kryetar partie.

E, derisa sekretari organizativ i Lëvizjes, Ismail Kurteshi, ka shprehur besimin se problemet e brendshme do të tejkalohen përmes organeve të partisë, deputetë të tjerë kanë dalë në mbrojtje Aida Dërgutit.

Deputetët Fisnik Ismaili e Shqipe Pantina, janë shprehur kundër linçimit të saj, e ngjashëm ka bërë edhe deputeti Faton Topalli.

Ky i fundit ka shtuar se ka nevojë që të diskutohen çështje si vendimmarrja, demokracia e brendshme dhe format e kundërshtimit politik.

Të papranueshëm e ka quajtur mesazhin e Dërgutit kolegia e saj Albulena Haxhiu, por edhe të gabuar rrjedhjen e komunikimeve në publik, por ka theksuar janë përballur edhe me momente më të vështira që i kanë tejkaluar.

KTV-ja e koha.net, raportuan për mesazhin e Aida Dërgutit, ku fyente Kurtin, për të cilin më pas kërkoi falje, por duke shtuar se tash e një kohë, në këtë parti është synuar degradimi publik e eliminimi politik i njerëzve të caktuar.