Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, të udhëhequr nga kryesuesi i këtij Këshilli, Gazmen Salijeviq, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Në takim u bisedua për punën e Këshillit si kategori kushtetuese dhe koordinimin e tij me Zyrën për Komunitete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi i Këshillit, Gazmen Salijević, dhe anëtarët e informuan kryeministrin Haradinaj me punën e tyre dhe theksuan nevojën e zbatimit të rekomandimeve nga Ministritë përkatëse.
Haradinaj tha se komunitetet joshumicë janë pjesë integrale e Republikës së Kosovës dhe përfaqësimi i tyre është i garantuar. Ai shtoi se do të intensifikojë bashkëpunimin në implementimin e rekomandimeve të Këshillit.