Vetëm edhe tetë nënshkrime i duhen lëvizjes Vetëvendosje për formimin e një komisioni hetimor për RTK-së.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për media në Kuvendin e Kosovës ka thënë se janë në bisedime edhe me deputetë të partive të tjera që t’i marrin edhe ato tetë nënshkrime të nevojshme, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo thotë se do të nisin me RTK-në, por është e domosdoshme që të ketë komisione hetimore për të gjitha bordet.
Edhe Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” thotë se do të duhej që Kuvendi të formonte një komision hetimor me përbërje të të gjitha partive që do të hetonin secilin bord.
Të enjten Kuvendi i Kosovës e ka shkarkuar nga detyra anëtaren e bordit të RTK-së Mimoza Hasani Pllana, e cila njëkohësisht si anëtare e bordit të RTK-së kishte mbajtur edhe pozitën e nëpunëses civile në ministrinë e Arsimit.
Shqipe Pantina thotë se Hasani Pllana për më shumë se dy vjet e ka dëmtuar buxhetin e Kosovës, prandaj do të duhej të gjitha ato paga që ka marrë nga bordi i RTK-së t’ia kthente shtetit.