Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbretëria e Bashkuar e sheh çelësin e FSK-së te partneriteti me NATO-n

Mbretëria e Bashkuar, çelësin e FSK-së e sheh te partneriteti i saj me NATO-n.

Këtë e deklaroi në Prishtinë Mark Lancster ministër i Shtetit për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar. Lancster, i cili më herët kishte shërbyer si ushtarak i KFOR-it në Kosovë, u shpreh i impresionuar me zhvillimet pozitive këtu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai është pritur nga udhëheqës institucionalë të vendit të cilët i ka premtuar se ndryshimi i mandatit të Forcës do të bëhet me ndryshime kushtetuese, dhe ka parë nga afër kapacitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lancster ka biseduar nga afër me pjesëtaret e FSK-së që u shkolluan në Forcat Tokësore dhe Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar.

Derisa ka inspektuar edhe demonstrimet e kapaciteteve të Forcës. Ministri i Shtetit për Forcat e Armatosura, Lancster, ka takuar edhe udhëheqës institucionalë të vendit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Pas takimit me kryeministrin, Lancster ka thënë se çelësi i FSK-së është partneriteti me NATO-në.