Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

BQK: Rritja e sivjetshme ekonomike e Kosovës, 3.7 për qind

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar se parashikimet e BQK-së për tërë vitin 2017 sugjerojnë se ekonomia e Kosovës do të karakterizohet me rritje reale prej 3.7 për qind.

Sipas BQK-së, kjo rritje pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme, ndërsa neto eksportet parashihet të kenë ndikim më të vogël negativ në BPV krahasuar me vitin e kaluar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Konsumi si komponenta kryesore e kërkesës së brendshme, pritet të shënojë rritje reale prej 2.1 për qind, ndërsa investimet parashihet të shënojnë rritje reale prej 6.8 për qind”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë, transmeton RTKlive.

Sipas BQK-së eksportet neto të mallrave dhe shërbimeve në vitin 2017 pritet të kenë një kontribut më të vogël negativ në BPV krahasuar me vitin e kaluar, supozim i mbështetur kryesisht në parashikimet për rritje të çmimeve të metaleve që priten të ndikojnë në rritjen e vlerës së gjithsej eksporteve”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin tremujor të ekonomisë.