Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reforma e administratës për rritje të efikasitetit, jo shkurtim vendesh të punës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, me ç ‘rast theksoi se reforma është proces që e përcjellë administratën gjithë jetën.

Reforma në administratën publike, ka vlerësuar kryeministri Haradinaj, nënkupton rritje të efikasitetit dhe përmbushje të përgjegjësive profesionale, e jo shkurtim të vendeve të punës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Qëllimi ynë është një vlerë e re e qeverisjes në zbatim, nga vendimmarrja politike e deri te qytetari dhe anasjelltas”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoj se kjo është një rrugë e gjatë dhe e mundimshme, por që duhet një sistem i tërë i përgjegjësive të jetë funksional.

Duke falënderuar ministrat për përkushtimin e tyre në implementimin e reformave të nevojshme, kryeministri shprehu besimin se në takimin raportues vjetor në Bruksel, përveç dinamikës që mund të vërtetohet atje, Kosova do të tregojë rezultate konkrete të asaj çfarë ka ndodhur në reformën e përgjithshme dhe në zbatimin e MSA-së, po ashtu edhe me rezultatet në reformën e administratës publike.