Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha priti në takim lamtumirës, Ulrike Lunaçek, raportuese në Parlamentin Evropian për Kosovën dhe Igor Sholtes, eurodeputet, anëtar i Grupit të partive të gjelbra në Parlamentin Evropian.
Hoxha u përshëndet me Lunaçekun, në këtë takim lamtumirës, për kontributin e dhënë në progresin e Kosovës duke e quajtur atë mike të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Procesi integrues është çështje madhore e shtetit tonë. Në këtë drejtim, falënderojmë shtetet mike dhe miqtë e jashtëzakonshëm si znj. Lunaçek që vazhdimisht u gjenden pranë nesh duke na udhëzuar e përkrahur me asistencë të gjithanshme. Po ashtu, ju znj. Lunaçek ishit avokate jona e fuqishme me këshilla, ekspertiza dhe kapacitetet Tuaja politike në të gjitha nivelet, në veçanti brenda Parlamentit Evropian", theksoi Hoxha dhe shtoi se Kosova ka nevojë ende për përkrahje të saj.
Në anën tjetër , Lunaçek deklaroi se ndjen kënaqësi që procesi integrues është thelbësor në orientimin strategjik të institucioneve të Kosovës, duke vënë në pah, komponentët e veçanta si zbatimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe fqinjësia e mirë.