Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bulliqi viziton kufirin e Kosovës me Serbinë

Deputeti i LDK-së e gjeografi i zëshëm kundër mënyrës se si Kosova e ka demarkuar kufirin me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar sot kufirin me Serbinë.

Në fotografitë që i ka postuar në profilin e tij në Facebook nuk ka dhënë më shumë detaje, pos përshkrimit që u ka bërë atyre. Interesimit të portalit Koha.net për vizitën e tij atje, Bulliqi i është përgjigjur se ishte të dielën në Mutivodë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Isha më shumë për kureshtje”, ka thënë Bulliqi, profesor i gjeografisë në Universitetin e Prishtinës.

Image

Në “Interaktiv” të KTV-së, më 24 shkurt, Bulliqi kishte folur për problemet që mund të lindin kur të vjen radha që Kosova e Serbia të demarkojnë kufirin.

Ka përmendur një dokument që thotë të ketë siguruar nga një banor i Karaçevës, e në të cilën flitet për qindra ngastra kadastrale për të cilat ka dokumentacion edhe Serbia.

“Problemi me Serbinë është dublifikimi i kadastrave. Serbia ka dokumentet për ato ngastra dhe Kosova ka dokumente për ato ngastra. Tash do të shohim se cili është më i fortë. Por ne gjithnjë kemi humbur”, ka thënë Bulliqi. “E kemi shembullin me Maqedoninë në Debellde, dhe tash me Malin e Zi”, ka thënë tutje Bulliqi duke ripërsëritur se gabimi është bërë qysh në fillim kur kadastra është marrë si shembull për të demarkuar kufirin me Malin e Zi ka qenë gabim.

Nga katër shtetet me të cilat kufizohet Kosova, me Serbinë ka më së shumti kontakt.