Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Garë e ngushtë për Strugën mes Ziadin Selës e Ramiz Merkos

Garë e ngushtë pritet të zhvillohet për kryetarin e ardhshëm të Komunës së Strugës.

Zijadin Sela, kryetari aktual dhe kandidat për një tjetër mandat, dhe ish-kryetari i kësaj komune, tani ministër pa portofol, Ramiz Merko, janë pretendentë kryesorë për këtë pozitë, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Merko, që e quan veten si ‘kryetari historik’ i Strugës, fushatën kryesisht e ka zhvilluar duke takuar banorë e duke u premtuar vazhdimësinë e punës që kishte bërë në dy mandate, nga viti 2005 deri në vitin 2013.

“Leje sa të doni”, u premton disa punëtorëve në fshatin Ladorishtë. Me projektet që ka për Strugën si ministër pa portofol për investime të huaja, Merko, premton se askush nuk do të mbetet pa punë në këtë komunë.

Por, punën si kryetar të Merkos e konteston kryetari aktual i Strugës, Zijadin Sela. Një prej figurave kryesore politike shqiptare në Maqedoni, Sela, në takimin me banorët e fshatit Belicë e Poshtme, bën fajtor ndër të tjera edhe partinë e Merkos për gjendjen e shqiptarëve.

Pas përfundimit të takimit, Sela i ka thënë KTV-së se Struga tashmë i ka dhënë mandatin e dytë.

Në këtë komunë është tërhequr nga kandidimi Mendi Asani i PDSH-së, por nga subjektet shqiptare përveç Selës e Merkos, është edhe Lavdrim Elmazi nga Lëvizja Besa.

Afërsisht 70 mijë banorë llogaritet të ketë komuna e Strugës, mbi 60 % e të cilëve shqiptarë.