Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Këshilli i Prindërve thërret të mos manipulohen nxënësit për fushatë

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri, u është drejtuar sot me thirrje liderëve politikë, kandidatëve që garojnë për poste komunale në zgjedhjet e 22 tetorit, mësimdhënësve dhe vetë nxënësve që të mos manipulohen për fushata.

Kosova ndodhet në procesin e fushatës parazgjedhore për kryetarë të komunave dhe të anëtarëve për asambletë komunale. Këshilli Prindërve të Kosovës uron që kjo fushatë të jetë e qetë, demokratike dhe dinjitoze nga të gjitha subjektet pëolitike dhe individët që garojnë për zgjedhjet e 22 tetorit 2017, thuhet në komunikatën për media të këtij këshilli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke pasur parasysh mundësinë që subjekte apo individë të ndryshëm të bëjnë përpjekje për nxitje dhe detyrim për shfrytëzimin e nxënësve dhe fëmijëve nëpër tubime elektorale si dhe me qëllim të mos politizimit të tyre, Këshilli i Prindërve të Kosovës nëpërmes kësaj komunikate për shtyp apelon tek udhëheqësit e partive politike dhe të nominuarit për poste politike që të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe kurrsesi të mos shfrytëzojnë fëmijët për fushata elektorale.

Fëmijët dhe nxënësit të mos shfrytëzohen për shpërndarje dhe publikime të postereve, fletushkave apo kartelave të kandidatëve, sepse ato mund të sjellin përçarje dhe konflikt mes nxënësve dhe bashkëmoshatarëve, thekson komunikata.

Nga përgjegjësit e shkollave dhe institucioneve arsimore kërkojmë që të jenë të përgjegjshëm dhe mos të lejojnë që procesi zgjedhor të ndikojë në procesin mësimor.

Këtë thirrje ua drejtojmë edhe prindërve të Kosovës që të informojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike, mos të lejojnë që fëmijët e tyre të cilët ende janë në zhvillim e sipër të politizohen dhe të humbin orët mësimore për interesa të askujt, theksohet në fund të komunikatës së kryetarit të Këshillit të Prindërve të Kosovës.