Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Model nordik e zonë rajonale ekonomike për Ballkanin Perëndimor”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Nordik, ministrin Dagfinn Hoybraten.

Vuçiq dhe Hoybraten, siç njoftohet, kanë folur për përparësitë e modelit nordik për bashkëpunim të fuqishëm rajonal si dhe për mundësitë që kjo mënyrë lidhjeje të shërbejë si shembull në Ballkanin Perëndimor, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Siç theksohet në kumtesën që e ka përcjellë b92, Hoybraten ka theksuar se vendet nordike, të vogla me numër banorësh, kanë provuar përparësitë e bashkëjetesës dhe se, edhe pse jo gjithmonë me lehtësi, kanë gjetur mënyra të realizojnë nivel të caktuar integrimi dhe lëvizshmëri tej kufitare që më pas kanë hapur kushte të jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik.

Ai ka ofruar që kjo përvojë të ndahet me Ballkanin Perëndimor duke theksuar se pos përparimit ekonomik, modeli nordik i bashkëpunimit ka sjellë edhe besimin e madh ndërmjet popujve.

Vuçiq ka thënë se Serbia përkrah çdo gjë që mund t’i kontribuojë pajtimit në Ballkanin Perëndimor, stabilitetit rajonal si dhe përparimit të tij duke përkujtuar se ai përpiqet për lidhje të popujve të Ballkanit Perëndimor përmes krijimit të zonës rajonale ekonomike.