Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutuan lidhur me prioritet dhe sfidat në sistemin e drejtësisë në vend, transmeton Koha.net.
Në takim, Tahiri, e falënderoi ambasadorin Chabert për përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në sistemin e drejtësisë, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, njofton kumtesa ministrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoChabert falënderoi për vlerësimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë e treguar për të thelluar bashkëpunimin, dhe njëherit rikonfrimoi se Franca do të vazhdojë mbështes Kosovën në fushën e sundimit të ligjit.