Kosova deri më tash nuk ka bërë kërkesën zyrtare për pranim në UNESCO dhe për këtë arsye nuk është në rendin e ditës të takimit të Këshillit Ekzekutiv që fillon sot.
Në këtë takim caktohet rendi i ditës për Konferencën e Përgjithshme që do të mbahet në nëntor, raporton rts.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi që takimet plenare fillojnë të hënën, shanset që Kosova të bëjë kërkesë janë minimale, ka thënë ambasadori i Serbisë në UNESCO Darko Tanaskoviq, transmeton Koha.net.
Tanaskoviq thotë se delegacioni i Serbisë e mban situatën në kontroll porse shton se megjithatë nuk do t’ia lërë asgjë rastit dhe se do të jetë gjithnjë i gatshëm.