Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, tash deputete e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, Hykmete Bajrami, i është rikthyer luftës së saj politike, raporton KTV.
Ajo ka debatuar ashpër me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti, rreth kontrollit të cilësisë së naftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaliti ka shprehur shqetësimin për kontrabandën dhe moskontrollin e arit të zi nga të gjithë ministrat që kanë drejtuar dikasterin që deri vonë e ka pasur për detyrë të merret me kontrollin e naftës.
Por, me këto konstatime nuk është pajtuar Bajrami, e cila ka thënë se dihet kush po bën kontrabandim të derivatit të naftës. Bajrami, po ashtu, ka akuzuar Halitin se ai e ka kontrollin dhe duhet të tregojë se si është bërë milioner nga ky produkt.
Por, Hailiti ia ka kthyer Bajramit duke i kërkuar që vetë ajo të tregojë se me kë ka ndarë paranë e fituar.
Derivati i naftës zë vendin e parë për nga produktet e importuara. Viteve të fundit është rritur sasia e importit të tij.
Me qëllim të rritjes së kontrollit, ministria e Tregtisë dhe Industrisë ia barti kompetencën e kontrollit të këtij derivati Doganës së Kosovës.