Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Radar amerikan për mbikëqyrjen e qiellit të Shqipërisë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka priti këtë të martë në një takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Polonisë, Antoni Macierewiç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, ministrja Xhaçka bëri me dije se, në bashkëpunim me SHBA do të vendoset radari i vëzhgimit të hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrja shqiptare theksoi se, me aktin normativ të miratuar në Kuvend qeveria ka rritur buxhetin për mbrojtjen. “Bëhet fjalë për 400 milionë lekë shtesë në buxhetin e vitit 2017, që do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura”, tha Xhaçka.

Ajo shprehu vlerësimet dhe mbështetjen për Poloninë në rrugën drejt anëtarësimit NATO. “Biseduam gjithashtu për ngritjen e Qendrës së Ekselencës për studimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj terroristë”, tha ndër të tjera Xhaçka.

Nga ana tjetër, ministri Macierewiç nderoi me medaljen “Polish Campaign Stars” dy nënkolonelët shqiptarë Silvana Lahi dhe Dritan Muka, të cilët shërbyen në misionin në Afganistan, pranë personelit polak.