Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Raport i KTV-së rreth debateve të fundit për transformimin e FSK-së në Ushtri

E thyen heshtjen Qeveria e Kosovës. 2 ditë pasi projektligji për ushtrinë u dorëzua në Kuvend, Qeveria u zotua se sapo të marrë nga Kuvendi Projektligjin, do ta trajtojë sipas rregullores dhe në harmoni me Kushtetutën.

Kryeministri thotë se u njoftua vetëm më 5 mars nga Presidenti për idenë e tij, pavarësisht që Ministria e FSK-së kishte nisur punën për hartimin e strategjisë për transformimin e FSK-së, pas obligimit që mori nga deputetët kur e votuan rezolutën më 14 shkurt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sikurse presidenti edhe kryeministri thotë se themelimi i ushtrisë nuk mund të mbetet peng i Serbisë dhe se interes i Kosovës është ta bëjë atë, në kuadër të hapësirave kushtetuese.

Koordinim me NATO-në dhe SHBA-në ka kërkuar edhe deputetja Vjosa Osmani, pasi sipas saj, rrezikohet që ligji të mbetët vetëm në letër.

Partitë parlamentare shpresojnë që ky koordinim të bëhet gjatë këtij muaji sa ligji është në duart e qeverisë.

Pavarësisht që Vetëvendosje thotë se vota e tyre është pro ushtrisë, Rexhep Selimi ka theksuar në nuk e kanë në plan të bëhen pjesë e agjendave politike paraelektorale.

Iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për shndërrimin e FSK-së në ushtri, pa ndryshimet kushtetuese, ka marrë kundërpërgjigje të ashpra nga SHBA-ja dhe NATO-ja. Derisa SHBA-ja ka kërcënuar me tërheqjen e mbështetjes në ndërtimin e FSK-së, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kundërshton hapat e njëanshëm për formimin e ushtrisë.