Qeveria ka miratuar emërimin e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Ministrat serbë e abstenuan komisionin e ri shtetëror, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa pasi dështoi të privatizojë Brezovicën, ekzekutivi i ri vendosi të kthejë procesin në pikën zero.
Kërkesa e bërë nga ministrja e Mjedisit për të kthyer procesin në fillim ngjalli jo pak debat në mbledhjen e qeverisë.
Ministrja e këtij dikasteri e arsyetoi vendimin me rreziqet që i kanosen qeverisë nga gjykatat.
Kryeministri kërkoi më shumë sqarime, ndërsa dy ministrat e tjerë kërkuan që vendimi të mos miratohet.
Megjithatë, një vendim i tillë mori votën e plotë të të gjithë ministrave.
Me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë u vendos që të thjeshtësohen procedurat për import të gazit medicinal, pasi një i tillë sipas kërkesave të ligjit, nuk prodhohet në Kosovë.
Qeveria ka ndarë 200 mijë euro për gratë e dhunuara në luftën e fundit, mbi 44 mijë për ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, mbi 550 mijë për protezat dhe rehabilitimin e invalidëve të luftës.
Në mbledhje u kërkua të diskutohet edhe për kalimin e Ministrisë së Kulturës në Prizren, por një gjë e tillë nuk hyri në rend dite.