Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një muaj afat Qeverisë për dhënien mendimit për formimin e Ushtrisë

Një muaj kohë ka Qeveria e Kosovës të japë mendimin e saj për projektligjin që FSK-së i jep mandat ushtarak, raporton KTV.

Kryesia e Kuvendit e procedoi tuje këtë projektligj, duke e lënë në dorën e qeverisë kohën e kthimit të tij në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, pavarësisht që votimi i projektligjit mund të bëhet me shumicë të thjeshtë, Veseli ka lënë të hapur mundësinë që serbët të kthehen për ta votuar atë.

Ai ka ritheksuar edhe njëherë se ishin të detyruar që çështja e ushtrisë të zgjidhet përmes këtij projektligji, e jo ndryshimeve kushtetuese.

LDK-ja do të votojë projektligjin ka thënë shefi i grupit Parlamentar, Ismet Beqiri, duke potencuar se nuk do të bëhen shkaktarë i mosbërjes së ushtrisë. Por, Beqiri shpreson se presidenti është koordinuar me faktorin ndërkombëtar për këtë çështje, në të kundërtën përgjegjësinë le ta bartë nismëtari.

Vetëvendosje thotë se parimisht e përkrah themelimin e ushtrisë edhe me projektligjin aktual për FSK-në Mbështetje projektligjit i kanë dhënë edhe dy partitë opozitare AAK-ja dhe Nisma, por kanë kërkuar që ky proces të mbetet larg nga të qenit partiak.

Presidenti i Kosovës inicioi proceduarat e transformimit të FSK-së përmes ligjit, pasi serbët refuzuan të jepnin votën pro krijimit të ushtrisë me ndryshime Kushtetuese. Qeveria pati disa tentime dhe hartoi edhe ligjin, por asnjëherë nuk e procedoi në Kuvend.