Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një delegacion i BE-së qëndroi në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim një delegacion të lartë të Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit (CMPD) nga Brukseli, të kryesuar nga Xaiver Denis, njofton kumtesa ministrore, transmton Koha.net.

Sefaj falënderoi delegacionin për përkrahjen që kanë bërë në shumë fusha, në mënyrë që Republika e Kosovës të arrijë standardet evropiane. Ai tha se misioni i juaj është i nevojshëm dhe është shumë i rëndësishëm për përkrahje në disa fusha për t’i arritur objektivat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fund të takimit u dakorduan që bashkëpunimi i mirë mes Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Menaxhimit të Krizave dhe Planifikimit, të vazhdojë edhe në të ardhmen.