Shkrimtari e publicisti Veton Surroi, sonte në një postim të vetin në Facebook ka treguar se Kosova ka pasur të drejtë që nga Plani Ahtisaari të bëhet me Ushtrinë e vet e formimi i saj, sipas tij, ishte sanksionuar e me të gjitha dokumente ligjore relevante të vendit.
Hapat aktualë për formimin e Ushtrisë Surroi i quan improvizues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i Surroit:
Për ne që kemi negociuar në Vjenë ka qenë e qartë që nga viti 2007 se Kosova ka të drejtë, me Planin e Ahtisaarit, për ushtri të veten. Këtë e kishim të integruar në dokumentet e negociuara dhe më vonë në Kushtetutë.
Prej vitit 2007 deri më sot kaluan 10 vjet. Pas dhjetë vjetësh dhe gabimesh fëmijërore në hapa, krerët e PDK-së improvizuan një iniciativë për shndërrimin e FSK-së në ushtri. Prodhuan një projektligj që do të shërbejë për këdo që është mik e armik i Kosovës qoftë për t'u turpëruar qoftë për t u tallur me nivelin e ulët të dijes.
Në Akademitë diplomatike dhe ato ushtarake do të merret si një anekdotë se si presidenti i një vendi së bashku me Kryetarin e Kuvendit , me gjithë vështirësitë e tyre foljore e të shkrimit të gjuhës amtare, prodhuan një Ligj për ushtrinë ku në nenin 11.4 thuhet:
"Para përdorimit të armëve të zjarrit (...)personat ndaj të cilëve ato do të përdoren duhet të paralajmërohen me zë të lartë dhe të qartë"
Niveli tejet i ulët i këtij projektligji, një mishmash konceptesh, tregon për mungesë të plotë koordinimi, qoftë me njohës brenda , qoftë me partnerë jashtë vendit. Tregon për improvizim të cekët politik.
Siç ka treguar përvoja, pa koordinim e konsensus brenda dhe pa koordinim strategjik e praktik me partnerë jashtë ka vetëm prapakthim.