Arbëri

Ambasada e SHBA-së: Bota nënujore shqiptare ofron thesare të vërteta

Descriptive Text

Ambasada e SHBA-së në Tiranë publikoi një foto me mbetjet nënujrore të anijes italiane të Luftës së Dytë Botërore MV Probitas në gjirin e Sarandës.

“Foto e Ditës – Mbetje nënujore të anijes italiane të Luftës së Dytë Botërore MV Probitas në gjirin e Sarandës, në jugun e Shqipërisë. Në shtratin e detit të brigjeve shkëmbore të Shqipërisë, një nga bregdetet më pak të eksploruara për botën nënujore, gjenden thesare të vërteta. Qypa të lashtë që mbanin vaj ulliri dhe verë, rrënoja me rrëfenja të panjohura heroizmi dhe tradhtie nga dy luftërat botërore, formacione shkëmbore dhe jetë nënujore mahnitëse”, thuhet në faqen e ambasadës amerikane.