Bekim Jashari, djali i dëshmorit Hamëz Jashari, i cili në zgjedhjet e 22 tetorit ka vendosur t’i futet politikës, duke garuar kështu si i pavarur për kryetar të Skenderajt, ka thënë se familja e tij nuk do që të njolloset me asnjë parti politike.
Jashari ka mirëpritur vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës, për të përkrahur kandidimin e tij, por se ka shtuar se pavarësisht se në dhjetë vitet e fundit ka pasur oferta nga shumë parti politike, emri i familjes Jashari nuk do të njolloset me asnjë prej tyre, transmeton televizioni 21.
“Siç e dinë Skenderaj është bastion i PDK-së por unë dua t’i falënderoj zyrtarët e kësaj partie. Ofertat kanë qenë në dhjetë vitet e fundit nga shumë parti si në ato lokale ashtu edhe në qendrore por emri i familjes Jashari nuk do ta njollosim me asnjë parti politike”, ka thënë Jashari
-
Jashari: S'kam pasur takim me ndonjë parti për mbështetje apo tërheqje të kandidaturave
-
Jashari: Në garë hyra me kërkesë të qytetarëve, s’pranova të jem kandidat i PDK-së
-
Sami Lushtaku përkrah Bekim Jasharin për kryetar të Skenderajt
-
Lushtaku dhe PDK-ja duket se janë dorëzuar para familjes Jashari
-
Bekim Hamëz Jashari, shqyrton mundësinë e kandidimit për kryetar të Skenderajt