Që nga shtatori, kur edhe do të nisë fillimi i vitit të ri shkollor 2017/2018, pritet të fillohet me kornizën e re të kurrikulës për klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë në arsimin parauniversitar, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) thotë se kurrikula e re për këto klasë do të nisë në të gjitha shkollat e Kosovës me përjashtim të shkollave profesionale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKorniza e re e kurrikulës, sipas MASHT-it, nënkupton kalimin nga një kornizë që është bazuar në përmbajtje, në një kornizë të bazuar në kompetenca dhe shkathtësi, me qëllim që mësimi të jetë sa më praktik dhe në përputhshmëri me tregun e punës.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit për zhvillimin e arsimit parauniversitar, Mustafë Kadriu, ka deklaruar për gazetën se kurrikula e re është pilotuar në dy vjetët e kaluar e për këtë ka shprehur optimizëm se do të ketë rezultate të mira... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.