Pas sulmit kundër gazetarit Parim Olluri ka reaguar edhe kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami.
Në një postim në rrjetin social twitter, Bajrami është shprehur i shqetësuar dhe i brengosur nga rrahja e Ollurit, gazetar i cili vite më parë ka punuar edhe për “Kohën Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i shqetësuar dhe i brengosur pasi është rrahur Parim Olluri, një gazetar hulumtues dhe kritik i elitës në pushtet”, ka shkruar Bajrami.
“Sulmet kundër medias në Kosovë janë në rritje”, ka shtuar ai.