Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktivisti i Vetëvendosjes Atdhe Arifi, kthehet në paraburgim

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Atdhe Arifi, është kthyer në paraburgim nga vuajtja e masës së arrestit shtëpiak.

Këtë e ka bërë të ditur Vetëvendosje përmes një shkrimi në Facebook, ku ka treguar se aktivisti është marrë sot nga shtëpia për t’u dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Postimi i Vetëvendosjes:

Edhe një herë, policia ka vendosur që të tregohet e padrejtë e agresive me aktivistët e zellshëm. Atdheut që ka 11 muaj duke u privuar prej lirisë, i është caktuar masa e paraburgimit deri më 25 shtator. Sot, policia e ka marrë atë në shtëpi, për ta dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, me arsyetimin se nuk e ka zbatuar masën e arrestit shtëpiak. Bëhet fjalë për datën 6 korrik, kur Atdheu kishte provim në degën e Arkitekturës, në lëndën ‘Organizimi dhe teknikat e ndërtimit’. Ky provim i paraparë për datën 5 korrik, ishte shtyrë për një ditë, me datë 6. Për këtë provim, që Atdheu e ka kaluar me sukses, ekzistojnë edhe dëshmi për shtyrjen me datën 6 korrik.

Atdheu ka mbajtur 3 muaj paraburgim dhe nëntë të tjerë arrest shtëpiak për asnjë faj. Të gjitha këto vuajtje të padrejta të Atdheut e tre bashkaktivistëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në arrest shtëpiak, ia detyrojmë këtij pushteti kriminal. Ne e dimë që ky pushtet e kalon kohën duke ideuar dhe ekzekutuar planet për akuza ndaj VETËVENDOSJE! dhe këtë kohë është duke u marrë me Atdhe Arifin, Adea Batushën, Egzon Halitin e Frashër Krasniqin. Sa herë që legjitimiteti i këtij pushteti bie, shpërfaqja e egërsisë me aktivistët e Lëvizjes rritet. Tash që PDK ka humbur në zgjedhje, njerëzit e zyrave të PDK-së i akuzuan këta katër aktivistë të pafajshëm me akuza të montuara. Në harmoni me akuzat e PDK-së, në kohën e njëjtë u janë refuzuar edhe lejet edhe për çështje shëndetësore për këta aktivist si për t’u vërtetuar edhe publikisht që po mbahen aty nëpërmjet montimit të procesit absurd.

Image