Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj: Zhgënjyes vendimi për Haradinajn

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj vendimit për shtyrjen e rastit të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Colmar.

Në fjalimin e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Hoxhaj ka thënë se vendimi për Haradinajn është zhgënjyes dhe i papranueshëm. Ai ka thënë se përmes ambasadorit francez në Prishtinë, ka kërkuar që këtë zhgënjim t’ia kumtojë homologut të tij në Paris.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendimi i një gjykate në Francë për Haradinajn është zhgënjyes dhe i papranueshëm. Unë sot pas vendimit ia kam përcjell ambasadorit të Francës zhgënjimin tim për vendimin dhe kam kërkuar që këtë qëndrim t’ia përcjell homologut tim në Paris. Kemi pritur që sot Haradinaj të kthehet. Nuk ka arsye për qëndrimin e mëtejmë të tij në Francë”, ka thënë Hoxhaj.

“Është vendim zhgënjyes për ne si shtet. Do ta kem një takim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Brendshme që ta bëjmë një rivlerësim për këtë çështje dhe jemi në koordinim me Haradinajn se si t’i qasemi një çështje të tillë. Ambasada jonë në Paris do të ofrojë garanci shtetërore për akuzat qesharake të Serbisë ndaj Haradinajt”, ka shtuar ministri i Jashtëm.