Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se transformimi i FSK-së në ushtri është e drejtë kushtetuese e Kosovës, duke ritheksuar se askush nuk mund të vendos veto dhe se ky transformim është i pandalshëm.
“Do të lëvizim në mënyrë të koordinuar në transformimin e FSK-së”, ka thënë presidenti në takimin që ka pasur me një delegacion të Shtetit të Iowa-s në SHBA, të udhëhequr nga Sekretari për Bujqësi, Bill Northey, bashkë me gjeneralmajorin Timothy Orr prej Gardës Kombëtare Amerikane të Iowas, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti theksoi se vizitat e ndërsjella janë shumë të rëndësishme për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat. Në këtë takim është folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Gardës Kombëtare Amerikane të Iowas dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Gjeneralmajori Timothy Orr ka thënë se partneriteti ndërmjet gardës dhe FSK-së është shumë i fuqishëm dhe do të vazhdojnë me trajnime dhe programe të ndryshme mbështetëse për FSK-në.