Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Meta: Platforma e LSI-së synon zhvillimin e ekonomisë së vendit

Tiranë, 22 qershor - Presidenti i zgjedhur dhe ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i ftuar në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’, theksoi se politika e taksave të Ramës ka dështuar dhe se borxhi i Shqipërisë është rritur.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse LSI ka pasur përgjegjësi pasi ka qenë në bashkëqeverisje, Meta tha se LSI nuk lejoi që vendi të shkojë në greminë si dhe të kapet drejtësia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lidhur me shtyllat kryesore të LSI-së, Meta u shpreh se kjo është një platformë që synon të zhvillojë ekonominë e vendit me një rritje dy shifrore.

“Në 4 vite borxhi i Shqipërisë është rritur. Për një euroborxh kemi një rritje ekonomike 0,9%. Politika e taksave të Ramës ka dështuar. Tatimi mbi të ardhurat personale do ketë dy nivele, 8% dhe 10%. Arbitrariteti dhe politika e taksave të larta është një dështim. Kanë falimentuar me mijëra biznese. Me uljen e taksave do rritet ekonomia”, nënvizoi Meta, duke shtuar se prioritet kryesor mbetet bujqësia.

“Nëse Shqipëria nuk ka rënë në greminë këtë e ka arritur LSI. Ne nuk lejuam kapjen e drejtësisë. LSI ka qenë garanci për 4 vite për normalitet. Ka pasur përgjegjësi? Po edhe ka pasur, por edhe ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë”, tha Meta.

Sipas tij, LSI ka arritur në 4 vite të garantojë stabilitet.

Meta i bëri thirrje qytetarëve që të gjithë të shkojnë të votojnë në mënyrë të drejtë dhe demokratike. “Shprehni bindjen dhe vullnetin tuaj për çdo forcë politike që dëshironi”, tha Meta.