Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se marrëveshja për koalicion parazgjedhor e nënshkruar me LDK-në, ka qenë vendim i vështirë, sepse edhe vendimmarrja brenda vetë AKR-së ka qenë i vështirë, por një pjesë më e madhe brenda tyre vendosën të ketë koalicion me LDK-në.
“Kjo është më e mira për të ardhmen e Kosovës, një koalicion që e përkrah elektorati”, ka thënë Sejdiu.
Fillimisht, ai ka bërë të ditur se kanë negociuar edhe me Vetëvendosjen, e kjo i bëri që ata të shqyrtojnë mirë faktin se me kë të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion.
Sejdiu ka thënë se janë falënderues ndaj VV-së, me të cilin kishin përputhshmëri të mëdha në shumë aspekte, por në sektorin e ekonomisë nuk gjenin përputhje, e kjo i bëri që të ndryshojnë e të vendosin të shkojnë me LDK-në.
Sipas Sejdiut, marrëveshja LDK- AKR, është që të bëjnë qeverisje në duar të pastra ,madje zhvillimi ekonomik është ajo që duan të qojnë përpara.
Edhe
Sqarohet Sejdiu: Nuk do ta votoj kurrë PAN-in
“11 qershori përcakton shumë gjëra, por besojmë se edhe dikush prej nesh do ta ketë mundësinë për t’u bërë kryeparlamentar”.
Ai ka thënë se “ne besojmë në LDK-në e bashkë do ta qojmë vendin përpara”.
-
Sejdiu: U përafruam me AKR-në, por ajo e ndryshoi mendjen dhe kaloi me LDK-në
-
Sejdiu i AKR-së thotë se është biseduar me LDK-në për koalicion, por jo zyrtarisht
-
Kurti për marrëveshjen me LDK-në për presidentin: Shpresojmë që gjithçka të shkojë mbarë
-
Bekim Sejdiu, kandidati që bashkoi Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike